11:28 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Përplasje e ashpër mes Kurtit dhe Haradinajt për Veriun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj sot, sesa kurdo herë tjetër që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë deklaratë e bëri Kurti, pas akuzave të Haradinajt, se ekziston një plan për ta dorëzuar Veriun, nga dy operacionet e fundit.

“Asnjë barrikadë nuk ka në Veri, a ka shumë punë e sfida? Po, se janë të trashëguara, por një nga një dhe krejt do t’i zgjidhim”.

Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë periudhës që shkoj kemi parë dy operacione në veri të vendit dhe pas këtyre dy aksioneve, ai thotë se pa pasur përkeqësim të gjendjes dhe dobësim të shtetit ligjor.

Të gjithë ata që janë të fushës mund ta japin këtë vlerësim. Në këto dy herë kemi dalë më dobët. Herën e parë na është mbajtur policia peng në pikat doganore, dhe herën e dytë policia jonë ka mbërri mjaftueshëm me qenë në konflikt me grupe kriminale”, ka thënë ai në seancën plenare./Indeksonline/