75 Mall Live Search
22:38 / E Diele, 02 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Përplasje e ashpër mes Ronaldos dhe Mevlanit gjatë emisionit

Ronaldo dhe Mevlani kanë filluar përplasjet e para në “Kepin e VIP-ave”.

Në bisedë e sipër dy djemtë kanë folur për të shkuarën, ku Mevlani tregoi se ka marrë ftesë nga Ronaldo, por ai nuk ka pranuar të shkojë në emisionin e tij.

Ronaldo ndërkohë është shprehur se nuk e konsideron ndonjë këngëtar, sepse nuk ka fituar asnjë kompeticion që të tregonte aftësitë e tij.

Pjesë nga biseda:

Mevlani: Psh, unë s’kam qenë asnjëherë në emisionin tënd.

Ronaldo: As s’ke për të ardh kurrë , me ato këngë që bën ti.

Mevlani: Kërkesën ma ke bo, nuk kam ardh unë. Ti ke qenë ai që më ke ftu edhe unë s’erdha.

Ronaldo: Ti s’ke lidhje me muzikën.