Përplasje e ashpër mes Thaçit dhe Kurteshit në Komisionin për gylenistët
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Presidentit Hashim Thaci dhe anëtarit të komisionit, Sami Kurteshi.
Presidenti Thaçi ka vazhduar të insistoj se kush e ka propozuar ekspertin ndërkombëtar për hetimin e dëbimit të gylenistëve nga Kosova.

Thaçi insistonte nga Kurteshi, nëse ky i fundit e ka dhënë propozimin që eksperti ndërkombëtar të merret me rastin.
Sipas Thaçit, eksperti është i njëanshëm dhe e ka quajtur shkelje ligjore përzgjedhjen e tij.
Ndërsa, Kurteshi vazhdon të fliste, Thaçi vazhdonte me pyetjen “Kush e ka propozu at këshilltarë të huaj”.

“Pyetja jem është kjo, a e ke propozuar ti ekspertin. Po ose jo?”, iu është drejtuar Thaçi, Kurteshit./Indeksonline/
