75 Mall Live Search
16:39 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Përplasje e ashpër mes VV-së në Obiliq dhe Xhafer Gashit: “Bodigarda i kolonel Ahmet Krasniqi i cili vetëm…”

Dorëheqja e kryetarit të Obliqit, Xhafer Gashi nga të gjitha pozitat në AAK-së ka zgjuar reagime të shumta nga partitë opozitare.

Kryetari i VV-së në Obiliq, Halil Thaçi përmes postimeve ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Xhefer Gashi, transmeton Indeksonline.

Thaçi u shprehë se Gashi ka qenë ‘bodigard’ i kolonelit të ndjerë, Ahemt Krasniqi dhe se vetëm në natën kur është vrarë ai nuk ka qenë pranë tij.

Tutje, kryetari i VV-së shtoi se Gashi ka përvetësuar pronën e shtetit.

Rreth këtyre akuzave, Gashi është përgjigjur duke thënë se kur e ka projektuar thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Thaçi ka qenë duke u strehuar në “Castle”.

Gashi i ka përshëndetur kundërshtarët e tij duke thënë se shihemi në zgjedhjet e ardhshme./Indeksonline/