15:49 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / LB

Përplasje e ashpër në BBV, Liami dhe Romeo gati të kapen me njëri-tjetrin: Mos mu afro o gjigand

Pas prime-it të djeshëm, debatet Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.

Protagonistë u bënë sërish Liami dhe Egla, të cilët ofendonin njëri-tjetrin.

Liami i thotë Eglës se ajo është një parazite që i rëndon tokës kot, ndërsa Egla nga ana e saj i kërkonte që të mos prekej asnjë gjë e saj.

Në këtë moment, i pranishëm në dhomë të gjumit ishte dhe Romeo që ndërhyri për t`i thënë Liamit që të mos i përndiqte njerëzit dhe t`i linte të qetë.