75 Mall Live Search
23:46 / E Martë, 19 Korrik 2022 / Gj. Sh

Përplasje fizike mes tifozëve dhe policisë te “Air Albania” (VIDEO)

Tifozët nga Bosnje e Hercegovina janë përplasur me policinë shqiptare, pas ndeshjes Tirana – Zrinjski.

Kjo ndeshje u zhvillua sonte në “Air Albania Stadium”, teksa u fitua nga mysafirët me rezultatin 0:1.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe daljes së tifozëve nga stadiumi, ata janë përplasur me policinë e Tiranës.

Duket qartë nga pamjet e publikuara nga “ABC News” se tifozët e Zrinjskit sulmojnë policët me karrige dhe sende të tjera.

Raportohet se policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, madje ka dhe disa të shoqëruar në stacionin policor.

Pamjet e publikuara mund t’i shikoni duke klikuar KËTU