Përplasje fizike në Kuvend, deputetet e VV-s reagojnë me një foto

Sot seanca e Kuvendit ka përfunduar me përplasje fizike në mes të deputetëve të LDK-së dhe LVV-së.
Krejt kjo përplasje ka ndodhur gjatë kohës sa ishte duke u deklaruar deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci.
Pas seancës ndërkaq kanë reaguar nga Vetëvendosje.
Nënkryetarja e LVV-së në Kuvend të Kosovës, Arbërie Nagavci ka shkruar në Facebook “Bashkë, për ato që besojmë, kundër të keqes e hipokrizisë”, derisa ka publikuar fotografinë me Bogujvecin.