08:38 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përplasje gazetarësh, a dinë shqiptarët të bëjnë seks apo jo? (Video)

Zhaklina Lekatari është gazetarja e cila ka hapur një blog nëpërmjet të cilit përcjell informacione për seksin dhe raportet seksuale. E ftuar në emisionin ‘’Top Show Magazine’’  në një panel me temën ‘’Të flasim për seksin’’, gazetarja ka shpjeguar edhe disa deklarata të saj të cilat bërën zhurmë në median online kohë më parë, ku ajo thoshte se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks.  Ndërsa Albani e pyet se ajo çfarë ka thënë për meshkujt shqiptarë nuk mund të jetë e vërtetë për të gjithë:

‘’Meshkujt  shqiptarë nuk dinë të raportohen, nuk dinë të bëjnë seks. E vërteta që them unë nuk është e vërteta absolute, nuk them se ky është ekskluziviteti im, nuk jap formula të sakta, për të pasur një marrëdhënie të suksesshme,  unë jap  informacion mbi edukatën seksuale, mbi njohjen e vetes, mbi hapjen e vetes, mbi fuqizimin e seksulitetit tënd.’’