Përplasje Kurti – Musliu-Shoshi: “Je duke e mbajt fshehur draft-statutin” , “Ju po keni inate dhe xhelozi”…!

Një përplasje ashpër ka ndodhur gjatë seancës së sotme ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Kjo e fundit lëshoi një incizim të Kurtit para disa vitesh. “Zotëri Albin, për gjitha që i the nga viti 2011 të uroj të dish se ku ke qenë dhe ku je sot”, tha ajo.
Ndërsa, Kurti ia kthe se: “Mua më duk si një orvatje për një film dokumentar për mua”.
I menjëhershëm ishte reagimi nga Musliu-Shoshi.
“Nuk je duke shpalos në këtë Kuvend, je të majt fshehtë prej të gjithëve, përfshirë edhe zogjve tu të vegjël këtu kjo tregon shumë për ty dhe të ardhmen e këtij vendi”, u shpreh Musliu-Shoshi.
Kurse, Kurti theksoi se partitë opozitare po kanë inate ndaj tij. “Ju po keni inate dhe xhelozi, unë kam pas ideale”. /Indeksonline/