Përplasje mes Eglit dhe Gjestit: “Nuk të ndjej më si partnere”

Një tjetër debat ka shpërthyer mes Eglit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania, këtë herë gjatë një bisede në sauna.
Egli shprehu zhgënjimin për mënyrën si është trajtuar nga Gjesti, duke e akuzuar se nuk e ka quajtur kurrë partnere. “Duhet të jesh realist, më ke mohuar gjithmonë,” i tha ajo.
Në reagim, Gjesti u shpreh: “Nuk e ndjej më të të quaj partnere.”
Debati vijoi me akuza të ndërsjella, ku Egli u ndje e lënduar dhe i kërkoi që të mos i kërkonte më llogari. “Kam hequr boll me ty,” tha ajo, duke i dhënë fund bisedës me: “Hajde natën e mirë, se ma ke lodhur kokën.”