Përplasje mes Kocit dhe Zemajt para kuvendit: Hera e parë dhe e fundit që më pengon

Avokati Arianit Koci ka zhvilluar një aksion simbolik para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke vendosur një fjongo të kuqe në hyrje të ndërtesës për të bllokuar simbolikisht hyrjen.
Gjatë këtij veprimi, ai është përplasur verbalisht me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, i cili po jepte një deklaratë për media.
“Kryeje punën”, i tha Koci Zemajt. Hera e parë e mbramë që më pengon. Çka bën me tjerët o punë e jotja”, ia ktheu Zemaj.