Përplasje mes tifozëve, ndërpritet ndeshja e derbit anglez (VIDEO)

Ndërpritet derbi WBA-Wolves, përballja e raundit të 1/16-ve në FA Cup. “Ujqit” po kryesonin 0-2 kur 9 minuta përpara fundit plasi sherri mes tifozëve.
Në dy sektorë të ndryshëm nisi përplasja mes tifozëve, teksa u futën edhe forcat policore, të cilët nuk i kursyen goditjet ndaj tifozëve.

Disa tifozë u futën në fushë, ndërkohë që lojtarët e të dyja skuadrave nxituan të merrnin dhe siguronin familjarët e tyre.
Edhe pse nuk janë skuadra të të njëjtit qytet, duelet mes West Bromich Albion dhe Wolves kanë qenë gjithmonë të zjarrta dhe të tensionuara.
