75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Përplasje veturash në magjistralen Pejë-Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident trafiku  ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kliqinë, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të informacioneve të para, nga ky aksident kanë mbetur persona të lënduar, por janë jasht rrezikut për jetën.

Në video shihet se dy vetura janë përplasur në një kthesë në fshatin Kliqinë, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë./IndeksOnline/