75 Mall Live Search
12:20 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / A. M.

Përplasje mes veture dhe motoçiklete në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orws 12:00 në lagjen Puhovci të Pejës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Ende nuk dihet gjendja e saktë shëndetësore e personave të përfshirë në aksident, por burime jozyrtare bëjnë të ditur se të paktën një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.