Përplasje mes veturës e motoçiklistit tek ”Guri i Plakës”, vdes një person
Përplasja mes një veture e një skuteri në mbrëmjen e së hënës në Graboc të Fushë Kosovës, solli vdekjen e një personi.
Përveç viktimës edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit i cili raportohet se ka ndodhur tek vendi i quajtur ”Guri i Plakës”.
Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës ndërsa potencohet se përplasja e tyre ka ndodhur rreth orës 22.00
Mësohet se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u hospitalizuar në QKUK. Viktima sipas policisë ishte pasagjeri shqiptar i cili gjendej po ashtu në motoçikletë.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.