75 Mall Live Search
13:56 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Përplasje midis zv.kryeminsitrit dhe Osmanit: “Nuk po u besoj veshëve çfarë dëgjova!”

Një debat i ashpër është zhvilluar midis zv.kryeministrit, Driton Selmanaj dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

E gjitha erdhi për nismat e iniciuara nga Kuvendi ndaj Ekzekutivit të Republikës.

“Ne si Qeveri nuk jemi përgatit të flasim kaq me këtë zhurmë dhe përmbajte. Është pika e parë e rendit të ditës. Nëse keni mirëkuptimin e Qeverisë. Për LDK-në dhe Qeverinë e koalicionin se çfarë epiteti i jepni, ne nuk merremi. Çfarëdo që keni thënë ju VV-ja ka dalë e kundërta. Zonja kryetare, me Kushtetutë keni të drejtë nisma legjislative. Ne jemi të hapur”, ka thënë Selmanaj.

Ndërsa, Osmani ka reaguar ndaj tij, duke i quajtur dezinformata deklaratat ndaj saj. Ajo theksoi se ka muaj të tërë që Kuvendi i ka iniciuar dhe i ka dërguar për opinion.

“Nuk po u besoj veshëve çfarë dëgjova. Zv.kryeministri thotë: “Silleni nëse dëshironi me iniciue në Qeveri”. Ka kohë që i kemi sjell në Qeveri për opinion. 3 nisma legjislative. 25 marsit deri më 3 qershor e keni bllokuar ju që po thoni është i njëjti popull”. Nëse po ju pengon emri im, për Ligjin anticovid, unë e tërheq emrin tim”, është shprehur ajo. /Indeksonline/