75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përplasje midis një autobusi dhe një veture në Prishtinë, lëndohet 1 person

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Në këtë  aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata trafiku.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Indeksonline.

“Rreth orës 09:00 ne rrugën Ilir Konushevci, ne Prishtine, ka ndodhur një aksident trafiku midis dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Indeksonlinen.

Policia dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes./Indeskonline/