75 Mall Live Search
10:15 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Përplasje në konkursin e bukurisë, miss-at shkaktojnë probleme

Dy miss-et, ajo nga Ukranina dhe ajo nga Rusia, Olga Vasiliv dhe Ekaterina Astashenkova u vendosën nga organizatorët në të njëjtën dhomë.

Të dyja u kualifikuan për në finalen e konkursit të bukurisë Miss Grand International në Xhakartë.

Olga, e cila përfaqëson Kievin, protestoi menjëherë me një postim në Instagram: 

“Nuk dua të rri në një dhomë me një grua nga një vend terrorist, që vjen nga ajo copëz e neveritshme e planetit tonë të bukur.”

Misset u ndanë menjëherë pasi fjalët e saj bënë bujë. Organizatorët e eventit nxituan t’i jepnin Olgës një dhomë tjetër.

 Miss-i ruse, Ekaterina, i zgjati dorën koleges së saj dhe tha: “Unë jam kundër urrejtjes dhe pro miqësisë, dashurisë dhe paqes në botë”.