11:51 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përplasje në Kuvend, socialisti shtyn me forcë deputeten e PD-së

Po zhvillohet me tone të nxehta seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë që demokratët kanë pushtuar foltoren dhe nuk pranojnë përjashtimin e Spahos, një përplasje e ashpër ka ndodhur në pjesën tjetër të Kuvendit.

Pas një debati mes tyre, deputeti socialisy Fadil Nasu ka shtyrë me forcë deputeten e PD-së Dhurata Çupi.

Ka qënë ish-ministja Kodheli e cila ka hyrë mes tyre dhe ka qëtesuar situatën.

Mësohet se ka qënë Çupi ajo që i ka kërkuar socialistit të çohet të shkojë të flasë në foltore, ndërkohë Nasu e ka shtyrë duke i thënë se ajo nuk mund t’i tregojë atij se çfarë duhet të bëjë.

Rikujtojmë që seanca nuk po zhvillohet në kushte normale pasi demokratët kanë pushtuar foltoren pas përjashtimit të Spahos dhe qëllojnë tavolinat për të penguar Ruçin gjatë fjalës. /albeu.com/