Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, mes përfaqësuesit të PSD-së dhe VV-së

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është duke u mbajtur mbledhja e radhës e asamblesë. Situata për një moment është tensionuar në këtë mbledhje.
Protagonist kanë qenë dy asambleistë, Besnik Mujeci i Vetëvendosjes dhe Vala Peshku e PSD-së.
Është nevojitur ndërhyrja e kolegëve të tjerë që situata mos të dal nga kontrolli duke shmangur një konflikt të mundshëm fizik.
Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar dy asambleistët deri tek kjo përplasje./Indeksonline/