75 Mall Live Search
20:42 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / MSH

Përplasje për Halloween në Korenë e Jugut, mbi 100 të vdekur

Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur në një përplasje mes turmave të mëdha të Halloween në një zonë popullore të natës në Seul të Koresë së Jugut, thonë zyrtarët.

Numri i të vdekurve u rrit nga 59 në 120 në orën e fundit, me mediat lokale që raportojnë për 100 të tjerë të plagosur, shkruan BBC.

Videot nga distrikti Itaewon i Seulit tregojnë një numër të madh trupash në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar poshtë të tjerëve.

Akoma nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent.

Ndërkohë, Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, i tha agjencisë së lajmeve AP se trupat e 13 të vdekurve ishin dërguar në spital ndërsa 46 të tjerë mbetën në rrugë.