“Përplasje titanesh”: Bora dhe Trixa publikojnë sonte këngët në të njëjtën orë, me tituj të ngjashëm

Bora Zemani njoftoi më herët se sonte do të publikojë këngën e saj të parë, më titull “Nuk jam si ti”.
Moderatorja shqiptare befasoi me këtë projekt të saj, ndonëse kishte bërë me dije se kishte studiuar kanton në ditët e universitetit.
“Nuk jam si ti” do ta sjellë Borën në një dimenzion ndryshe dhe të pa eksploruar më parë.
Në anën tjetër, një projekt nga Beatrix Ramosaj ishte paralajmëruar shumë kohë më parë, por pa datë e pa titull.
Lansimin dhe titullin, Trixa i bëri publike pak minuta më parë, e që na kujtojnë diçka.
“As une si ti” e ka emrin kënga e artistes nga Kosova, e cila do të publikohet në ora 20:00, në të njëjtën kohë me këngën e Borës.
Rastësi apo jo, mund të marrim me mend tashmë se kujt do u dedikohen./Indeksonline/