19:15 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përplasje veturash në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në adresë të IndeksOnline lexuesit kanë dërguar disa fotografi ku shihen se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dal Policia e Kosovës dhe autoambulanca./IndeksOnline/