75 Mall Live Search
21:12 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Përplasjet me trajnerin, Benzema përjashtohet nga skuadra për ndeshjen vendimtare

Karim Benzema është lënë jashtë skuadrës së Al Ittihad për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë, kundër skuadrës nga Uzbekistani. Navbahor.

Raportohet se shkak është grindja e vazhdueshme e francezit me trajnerin, Marcelo Gallardo, shkruan IndeksOnline.

Gallardo nuk e konsideron Benzemën mjaftueshëm të aftë për udhëtimin pasi fituesi i Topit të Artë të vitit 2022 u kthye vonë në kampin stërvitor të ekipit të tij në Dubai gjatë pushimit dimëror saudit, pasi mbeti i bllokuar në Mauritius për shkak të një stuhie.

ESPN nga burimet e saj raporton se Benzema ndihet në formë dhe gati për të luajtur.

Benzema nuk u shfaq në kthimin e ekipit të tij në aksionin e Premier League në Arabinë Saudite javën e kaluar kundër Al Tai , të cilin Al Ittihad e fitoi 3-0. Kjo mungesë erdhi pas një debati mes Benzema dhe Gallardo për pjesëmarrjen e lojtarit në një seancë stërvitore.

Ndeshja e Al Ittihad me Navbahor është ndeshja e parë e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të AFC dhe zhvillohet ditën e enjete./IndeksOnline/