Përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Shqipëri, alivanoset një qytetar nga gazi lotsjellës
Një qytetar në Tiranë ka humbur ndjenjat për shkak të gazit lotsjellës në protestën e opozitës, në këtë rast të PD-së në Shqipëri, shkruan TCH.
Gazin lotsjellës e hodhi policia në drejtim të protestuesve pasi nisi përplasja fizike mes tyre.
Nga marshimi i kryeministrisë drejt godinës së Policisë së Shtetit u hodhën disa molotovë drejt koshave të mbeturinave, të cilat morën flakë.

