75 Mall Live Search
12:48 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

​Përplasje mes LVV-së dhe Qeverisë në seancën dëgjimore të kushtetueses

Po vazhdon me argumente dhe kundërargumente seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë së Hotit.

Në rundin e dytë të diskutimeve palët polemizuan se a është kundërkushtetuese vota e deputetit, Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë së Hotit.

Përfaqësuesi i LVV-së për këtë kërkesë, Blerim Sallahu tha se Etem Arifi në momentin që është bërë deputet në legjislaturën e shtatë e ka cenuar integritetin e institucionit të Kuvendit dhe demokracisë. Por kategorik kundër u shpreh përfaqësuesi i Qeverisë, Besnik Berisha.

“Puna në Kuvend e tij është e pabazë. Ai s’mund të përfaqësojë elektoratin e s’mund të marrë asnjë vendim sepse është në burg. Është jashtë mandatit kushtetues. Kuvendi është informuar më 4 maj të 2020-. Atëherë Kuvendi ka filluar gjitha procedurat sepse njeri është dënuar me vendim të formës së prerë. Pasojat fillojnë kur personi juridik është vu në dijeni për këtë… Zoti Arifi në momentin që është bërë deputet ka cenuar integritetin e institucionit të Kuvendit dhe demokracisë në përgjithësi sepse demokracia s’lejon të përfaqësohet nga një deputet që tashmë është në burg. Gjykata Kushtetuese e ka mundësinë të korrektojë një gabim të pafalshëm të moskomunikimit institucional që një deputetit të tillë t’i shpallet i pavlefshëm mandati që të mos lejohet cenimi i integritetit institucional. Deputeti s’i funksion primar e ka përfaqësimin e qytetarëve. Çdo pretendim që kjo është e legjislaturës së kaluar është pabazë kushtetuese sepse Kuvendi është njoftuar në maj 2020”, ka thënë Sallahu.

Por, përfaqësuesi i Qeverisë, Besnik Berisha, tha se pretendimet e Vetëvendosjes e të tjerëve për votën e etem Arifit janë të paqëndrueshme dhe se ai është deputet i certifikuar sipas ligjit.

“Kemi një deputet të certifikuar sipas ligjit, nuk është vota e parë e tij kur është votuar Qeveria e Hotit. Dhe nuk është vota e parë e tij kur Kuvendi është njoftuar për vendimin kundër tij. E përsërisim sërish, nuk është objekt gjykimi nëse Etem Arifi kishte apo s’kishte të drejtë për të kandiduar. Kërkesa e thotë se Arifi e ka humbur mandatin e legjislaturës së shtatë, nga një aktvendim i marrë në legjislaturën e gjashtë”, tha ai

Ndërkaq, përfaqësuesi i kryetares së Kuvendit, Artan Murati, tha se në Kuvend nuk ka pasur praktikë të tillë, siç po ndodh me deputetin Etem Arifi.

“ U përmendën se ka pasur dy raste paraprake, më lejoni t’ju konfirmoj se një gjë e tillë nuk qëndron, deri tashti kanë qenë tre deputetë që kanë qenë të dënuar për vepra penale. Dy prej t cilëve me automatizëm janë dorëhequr dhe momentin kur ofrohet dorëheqja, atëherë kjo është e mjaftueshme që kjo të veprohet më tej me marrjen e mandatit dhe zëvendësimit të tij”, tha ai.