13:05 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përpos mbylljes së kazinove, qeveria e Shqipërisë nismë për ndalimin e pijeve energjike

Pas nismës për heqjen e kazinove dhe basteve, qeveria e Shqipërisë ka prezantuar në Kuvend një nismë për kufizimin e tregtimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar për personat nën 18 vjeç.

Erion Braçe tha nga foltorja e Kuvendit se do të kufizohet edhe reklamimi agresiv për këto produkte, transmeton tch.

Sipas mazhorancës, kjo nismë do t’i bëjë mirë shëndetit të njerëzve dhe financave të tyre.