75 Mall Live Search
21:24 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përpos që është plakur, Geti nuk dihet as çfarë thotë më në tekstet e tij! (Video)

Kënga e fundit që u publikua nga BabaStars është ‘Paris Milano’.

Kënga edhe pse po shënon mjaft klikime kjo nuk do të thotë se është shumë e dëgjuar apo e pëlqyeshme. Klikimet në shumë raste bëhen sa për të parë se çfarë projekti bëri dikush.

Kësisoj shumë prej fansave të Ghetto Geasy-it kanë arritur të zhgënjehen me repturën e tij në këtë këngë.

Getit duket sikur i ka humbur shkëlqimi i një prej këngëtarëve më të dëgjuar dikur, apo thënë qartë prej reperëve të parë.

Tanimë asnjë këngë e tij nuk është aq e përkryer sa dikur. Në shumë prej pjesëve që ai performon nuk dihet as çfarë po thotë, apo thotë diçka krejtësisht monotone, transmeton Indeksonline.

Kësisoj edhe në këngën ‘Paris Milano’ Geti bëri njësoj, zhgënjeu fansat e tij, duke u bërë kinse është shumë i aftë por që në fakt tingëllon si një person që s’di çfarë thotë./Indeksonline/