21:26 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Përpos që përdor veturën zyrtare në ditë vikendi, as nuk e parkon ku duhet!

Pavarësisht se ditë vikendi, veturat zyrtare shpesh herë po përdoren edhe kur nuk duhet.

Por vozitësi i një veturë zyrtare 3Z ka vendosur që të bëjë diçka edhe më të pahijshme.

I njëjti ka parkuar veturën në vendkalimin e këmbësorëve, saktësisht në vija të bardha tek Rruga B në Prishtinë.

Në një fotografi të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet se si vetura ka ndaluar në një vend aspak të përshtatshëm për t’u ndaluar, e padyshim ky nuk është rasti i parë kur veturat zyrtare i shohim duke thyer rregullat e komunikacionit./Indeksonline/