75 Mall Live Search
23:47 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / H F

“Për`puthen” e merr Neda Balluku dhe Megi Pojani, ja cilët janë dy opinionistët e rinj

Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap me shpejtësi rekord.

Por kjo nuk është e vetmja risi. Ndryshime ka edhe në staf, tek ata që e bëjnë të mundur realizimin e formatit. Moderatorja Megi Pojani ka marrë “frenat” në dorë, duke u bërë jo vetëm prezantuese, por edhe autore e reality-show-t.

Nga ana tjetër, Neda Balluku, e cila deri vonë ishte opinioniste, tani do të mbajë postin e kryeredaktores. Ndërkohë, risia e madhe që po ngjall kureshtje janë opinionistët e rinj.

Në këto karrige do të ulen aktori Laert Vasili dhe blogerja Arba Gramo. Laerti njihet për kulturën e tij, temperamentin impulsiv dhe batutat plot humor, ndërsa Arba ka krijuar një profil të fortë me mendimet e saj të drejtpërdrejta në panele të ndryshme.