75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / k.v

Përqafim i ngrohtë i Ramës me Tony Blairin, nderohet me çmimin “Çelësi i qytetit”

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Me këtë rast, atij iu nda “Çelësi i qytetit”.

Blair më herët është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin, Albin Kurti, teksa ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvend për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.