75 Mall Live Search
10:47 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Përqafimi emocionues i Distria Krasniqit me mjeshtrin, Driton Kuka pas arritjes në finale

Distria Krasniqi ka arritur të siguroi të paktën medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike.

Ajo ka arritur në finale për peshat -48 kilogram, pasi e mposhti mongolen, Urantseteg Munkhbat, transmeton Indeksonline.

Pas fitores, personi i parë që e uroi Distria Krasniqin ishte trajneri i saj, Driton Kuka që ka meritë të jashtëzakonshëm për suksesin e saj.

Përqafim krenarie dhe plotë emocion mes Kukës dhe nxënëses së saj të shkëlqyer.

Distria në finale do të takohet me japonezen, Tonaki Funa./Indeksonline/