75 Mall Live Search
12:25 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Përqafimi i Klopp që shuan dyshimet, Shaqa merr lëvdata për 20 minuta lojë

Xherdan Shaiqiri është aktivizuar dje në 20 minutat e fundit të fitores së Liverpool ndaj Hudersfield.

Shaqa pati disa veprime të mira në 20 minuta lojë duke marrë lëvdata nga analistët në studiot televizive.

Madje, futbollisti kosovar bëri pasim perfekt tek goli i pestë i Liverpoolit për të gjetur Robertson që më pas asistoi te Salah.

Shaqiri bëri edhe një pasim perfekt për Mane që goditi shtyllën.

Por, dilemat për raportet e tij me Klopp i ka shuar trajneri gjerman.

Klopp i dha një përqafim të fuqishëm Shaqirit në fundin e ndeshjes./Indeksonline/