75 Mall Live Search
19:26 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / MSH

Perry dhe Trudeau dalin publikisht në Tokio

Katy Perry dhe i dashuri i saj, Justin Trudeau u panë duke u përqafuar të hënën në Tokio.

Trudeau iu bashkua të dashurës së tij në pjesën japoneze të turneut të saj botëror, duke ngrënë drekë në një restorant.

Kjo shënon një nga daljet e tyre të para së bashku në marrëdhënien e tyre të re.

Takimi i tyre i parë publik ndodhi në tetor,në një shfaqje kabareje në “Crazy Horse Paris”.

Sigurisht, paparacët i fotografuan ndërsa po largoheshin, duke vërtetuar statusin e tyre të marrëdhënies.