00:08 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Përse askush nuk kishte folur për të mirat e birrës?

Jemi të sigurt se, njësoj si ne, edhe ju që po lexoni këtë artikull do të befasoheni! Alkooli “akuzohet” si shkaktar i disa sëmundjeve e këshillohet të mos teprohet me të, një “urdhëresë” nga e cila nuk shpëton dot as birra. Por studimet e fundit thonë se po të konsumohet me masë, kjo e fundit jo vetëm që nuk është e dëmshme, por përkundrazi… mund të jetë e dobishme për shëndetin. Kështu që… gëzuar!

1.Përfitimet e zemrës nga birra
Zakonisht është vera që merr meritat për uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe birra mund të jetë po aq e dobishme në lidhje me zemrën. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që pinë birrë kanë 42 % më pak rrezikshmëri në lidhje me sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që nuk e konsumojnë atë.

2. Kush pi birrë, ka mendjen e një gjeniu . Të kthesh një ose dy gota birrë, sigurisht, nuk ju bën më të zgjuar, por rrit kreativitetin. Kjo sipas një studimi të bërë nga gazeta “Consciousness and Cognition”. Kur 40 burra ishin mbledhur bashkë dhe i vunë të luanin me gjëegjëza, ata që pinin birrë gjatë kësaj kohe i gjenin ato më shpejt se ata që nuk pinin.

3.Birra parandalon diabetin e tipit 2
Studiuesit holandezë analizuan 38 mijë profesionistë të shëndetit dhe zbuluan se kur ata prej tyre që nuk pinin birrë filluan ta konsumonin atë, minimizuan rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Rritja e konsumimit të alkoolit me kalimin e kohës nuk e uli këtë rrezik tek ata që kthenin ndonjë gotë dhe më parë, kështu që në këtë rast, moderimi është fjala kyçe. Pini maksimumi një ose dy birra në ditë.

4.Ndihmon veshkat tuaja
Pini birrë që të mos vuani nga gurët në veshka. Studiuesit në Finlandë zbuluan se çdo shishe birrë e konsumuar në ditë, ul rrezikun e krijimit të gurëve në veshka me 40 %.

5.Shëron më shpejt
Një gotë birrë ndihmon në uljen e temperaturës, sipas një studimi spanjoll. Një grup studiuesish i kërkuan disa studentëve të bënin ushtrime fizike deri sa trupi i tyre të arrinte në temperaturën 40 gradë celsius dhe më pas i rihidratuan me birrë ose me ujë. Më pas, doli se ata që pinë birrë, u hidratuan më shpejt sesa ata me ujë. arsye për të pirë një birrë… TANI!