75 Mall Live Search
09:36 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Përse është më e lehtë, por e gabuar të fajësosh “të tretën” dhe jo burrin që tradhëton

Sa herë flitet për tradhëti, në mes është ajo “e treta” që si gjithmonë fajësohet ! Ajo e mori burrin, thua se ky i fundit është fëmijë që e merr për dore dhe e gënjen me ëmbëlsira. Me të vërtetë mund të gënjehet me “ të ëmbla” por ai mashkull a nuk është një i rritur me arsye të shëndoshë i cili është i aftë të zgjedhë, të ndajë të drejtën , të mirën nga e gabuara?  Në një trekëndësh dashurie, lufta është gjithmonë mes dy grave se kush ia “vodhi” burrin tjetrës, e roli i këtij të fundit është thuajse pasiv.

Kjo është prirja e përgjithshme, qofshi një çift i zakonshëm apo Hollywood-i. Trajtimi i një situate si kjo është një kurth në të cilin edhe feministet mund të bien. Mund të themi se gratë duhet të tregojnë solidaritet ndaj grave të tjera duke mos “ia hedhur sytë” partnerëve të të tjerëve. Por sipas psikologë ekzistojnë tre arsye përse është më e lehtë të fajësohet femra në një tradhëti dhe jo mashkulli (arsye që janë të gabuara dhe nuk justifikohen)

Partneri konsiderohet si pronë që mund t’i përkasë dikujt 
“Ma morën” Ia hodhi sytë, e piketoi… Një person nuk është një pronë apo një plaçkë që mund të zotërohet, fitohet, humbet ose vidhet. Realiteti i partneritetit është mjaft ndryshe. Një marrëdhënie është gjithmonë një zgjedhje, çdo ditë. Çdo person bën zgjedhjen për të qëndruar i lidhur dhe të investojë ose të largohet.
Çdo ditë, ne mund të zgjedhim nëse duam të jemi të sinqertë, të pranishëm dhe të kujdesshëm ndaj partnerëve tanë, ose të tradhëtojmë pas shpinës së tyre. Çdo ditë, ne zgjedhim nëse do të jemi besnikë ndaj zotimeve që kemi bërë (duke përfshirë monogaminë, nëse kjo është pjesë e marrëdhënies sonë. Nëse ju thoni “ma mori ajo tjetra” atëherë jeni lidhur me një njeri të paaftë të marrë një vendim dhe ky i fundit shihet si plaçkë.

Stereotipizimet në kulturën moderne
Nëse një grua joshëse i afrohet një burri, ai nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bjerë pre e sharmit të saj- Ky është një stereotipizim jo vetëm i gabuar por dhe i dëmshëm.
Në këtë mënyrë i mëshohet idesë se burrat janë të pafuqishëm për të kontrolluar epshet e tyre seksuale. Prandaj, gratë duhet të jenë përgjegjëse për t’u siguruar që burrat nuk e tradhëtojnë “atë tjetrën”.E vërteta është se njerëzit janë plotësisht të aftë të marrin vendime se deri ku do të arrije me një person ! Paradoksalisht, kur e trajtojmë partnerin tonë si të paaftë për të na qëndruar besikë apo për të qenë i përgjegjshëm, shpesh bëhemi më kontrolluese duke monitoruar të gjitha marrëdhëniet që ai ka me gratë e tjera rreth e rrotull.

Dhemb më pak
Është me të vërtetë e dhimbshme të mendosh se personi që ke dashur dhe ke besuar verëbërisht të ka tradhëtuar. Është shumë më e lehtë, në vend të kësaj, të mendosh sikur personi tjetër i ka bërë “magji” që partneri yt e ka patuyr të pamundur t’i rezistojë.
Është gjithashtu më e lehtë të jesh i zemëruar me dikë që nuk e njeh.