22:20 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Përse gratë gjatë gji dhënies duhet të konsumojnë ushqimet pikante?

Gratë duhet të hanë ushqim pikant gjatë gji dhënies nëse ato nuk duan të ballafaqohen me një fëmijë që kur të rritet të zgjedh ushqimet.

Shumë nga nënat që ushqejnë fëmijët me gji, shmangin ushqimet pikante apo me erëza të ndryshme për shkak të mitit se ai ushqim do iu transmetohet fëmijës përmes gjirit, duke shkaktuar gazra tek foshnjet, transmeton Indeksonline.

Megjithatë disa mjekë kanë thënë për Daily Mail Online se nuk ka prova se këto shije të forta ndikojnë tek foshnjat.

Në fakt, ata tonë se se të konsumoni shije të ndryshme, duke përfshirë ushqimet pikante, rrit shijen e bebës, duke jua bërë më të lehtë ushqyerjen më vonë.

Dr. Jennifer Ëider, këshilltar mjekësor për Shoqatën për Kërkimin e Shëndetit të Grave tha se nuk ka prova të mjaftueshme shkencore se ushqimi pikant ka një efekt të kundërt për foshnjën./Indeksonline.