75 Mall Live Search
13:48 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / MSH

Përse një takim me Putinin paraqet rrezik për Biden?

Duke u dakorduar për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, Biden synon të arrijë një fitore të politikave të jashtme.

Megjithatë, bashkë me këtë arritje, Biden është duke pranuar rreziqe masive politike dhe strategjike, shkruan CNN.

Ndonëse propozimi i Emmanuel Macron ishte qe të dy palët të ulëshin në tavolinën e bisedimeve, një gjë e tillë u pranua parimisht nga Biden, i cili tha se do bisedojë me Rusinë vetëm nëse kjo e fundit tërhiqet nga qëllimet e saj për të pushtuar Ukrainën.

Samiti Biden-Putin varët gjithashtu nga rezultati i bisedimeve mes Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Ky takim pritet të mbahet këtë javë.

Deri më tani, nuk është përcaktuar as kohë dhe as vend për takimin mes presidentëve.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, theksoi gjithashtu se nëse Rusia zgjidhte të pushtonte Ukrainën gjithsesi, ShBA do të impononte “pasoja të shpejta dhe të rënda… Dhe aktualisht, Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për një sulm në shkallë të plotë ndaj Ukrainës së shpejti.”

Kërcënimi më themelor për suksesin e çdo bisede të mundshme Putin-Biden, është natyra e papajtueshme e pozicioneve të të dy palëve.

Nëse Biden mund të drejtojë marrëveshjen mes dy palëve kah synimet e Perëndimit, atëherë mund të cilësohet si personi që ka “qetësuar” rusin.

Mirëpo, nëse ndodhë e kundërta, presidenti amerikan do të akuzohet për dobësi.

Rusët po kërkojnë një garanci se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të anëtarësohet në NATO dhe duan që aleanca të tërheqë armët dhe trupat nga vendet. Ky kusht është i panegociueshëm për Perëndimin, i cili thotë se i takon kombeve individuale të vendosin për fatet e tyre.

Pavarësisht faktit se ShBA nuk do të dërgojë më trupa për të mbrojtur Ukrainën, sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s, Biden ka një arsyetim për të shmangur luftën në Ukrainë. 

Çdo pushtim rus mund të shkaktojë një rritje të çmimeve të benzinës dhe derivateve të tjera, si dhe normave të inflacionit që mund të dëmtojnë më tej shanset e demokratëve në zgjedhjet afatmesme në ShBA.