08:49 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Përse nuk mund t’i rezistoni çokollatës?

Çokollata është një ushqim që na bën të lumtur falë një përzierjeje të substancave që na bëjnë të ndjehemi mirë.

Çokollata është një tundim që nuk mund të përballohet lehtë. Shija e saj veçanërisht e mirë ngjall ndjesi të këndshme.

Përmbush dëshirën për ëmbëlsi dhe ndihmon për tu ngritur në këmbë. Në fakt, çokollata siguron një përzierje të substancave që nxisin mirëqenien emocionale. Por, përveç që ka një përmbajtje të lartë energjie, shpesh sjell sasi të mëdha sheqernash, armiq të linjës. Që në të shumtën e rasteve krijojnë edhe varësi.

Kur i konsumoni, truri lëshon serotonin dhe dopaminë, hormonet që japin ndjenja të mirëqenies. Por sa më shumë të hani, aq më shumë dëshironi të merrni. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë të kontrolloni konsumimin e saj.