75 Mall Live Search
12:07 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / MSH

Përse Prishtinës i duhet një asambliste me përvojë, si Kumrije Shabani-Ramadani?

Në mesin e shumë kandidatëve për Kuvend Komunal të Prishtinës është edhe një grua e përkushtuar dhe me përvojë 30-vjeçare në sektorin e shëndetësisë.

Bëhet fjalë për 19-shin e PDK-së, Kumrije Shabani-Ramadani, shkruan IndeksOnline.

E lindur në Ballaban, ajo vjen nga një familje atdhedashëse me tradita të theksuara patriotike dhe është mbesa e heroit të Kosovës, Ali Shabani, i cili ka dhënë një kontribut të madh për çështjen kombëtare.

Zonja Kumrije përfundoi studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, teksa për tri dekada dha kontribut të shënuar në QKUK, si teknike e anestezionit dhe reanimacionit.

Ajo ka shërbyer si kryeinfermiere në Organizatën “Nëna Terezë” dhe ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç punës në shëndetësi, Kumrija ka qenë asambliste në Komunën e Prishtinës për dy mandate radhazi, ku ka përfaqësuar me dinjitet qytetarët dhe ka punuar me përkushtim për zhvillimin e komunitetit.

Zhvillimi i sektorit të shëndetësisë dhe përmirësimi i jetesës së qytetarëve janë motiv i Kumrijes për të kandiduar sërish për një tjetër mandat në Kuvend Komunal.

“Sot jam këtu jo vetëm si kandidate për Asamblenë Komunale të Prishtinës, por edhe si një njeri që prej vitesh ka qenë pranë jush në çastet kur keni pasur nevojë për mbështetje, duke ju shërbyer me përkushtim dhe kujdes.

Në profesionin tim të shenjtë si punëtor shëndetësor, kam mësuar se çdo gjë në jetë ka rëndësi dhe çdo problem meriton zgjidhje. Këtë përkushtim dua ta sjell edhe në sallën e Kuvendit Komunal, sepse besoj se politika duhet të ketë zemër, jo vetëm fjalë” deklaron Shabani-Ramadani.

Synim i saj është një komunë ku shëndeti, arsimi, zhvillimi dhe mirëqenia të jenë prioritet i përbashkët.