75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / MSH

Përse të paguajmë për konsum të përbashkët?

Konsumi i përbashkët i energjisë termike paraqet sasinë e energjisë termike të pamatur nga matësit individual të nxehtësisë, por përfshihet në faturë sipas metodologjisë së ZRrE-së.

Shpërndarja e konsumit të përbashkët llogaritet dhe faturohet bazuar në pjesëmarrjen e sipërfaqes ngrohëse të njësisë të banimit përkatësisht të lokalit afarist ndaj totalit të sipërfaqes së ndërtesës kolektive. Kjo vlerë e aprovuar nga ZRrE-ja përbën 20% të konsumit të energjisë termike në ndërtesë kolektive.

Konsumi i përbashkët u faturohet të gjitha njësive banesore me matës dhe pa matës, ndërsa vlera ndryshon çdo muaj, varësisht nga konsumi total i energjisë termike.

Si mund të ulet konsumi i përbashkët i energjisë termike?

  • Me termoizolimin e gypave të rrjetit sekondar;
  • Me montimin me mbylljes automatike të derës kryesore të hyrjes së ndërtesës kolektive;
  • Me xhamëzimin e gjitha dritareve të koridoreve të ndërtesës kolektive, etj.