21:14 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Përse vajin e kokosit duhet ta blini të ngurtë e jo të lëngshëm, arsyet përse duhet të hani çdo ditë nga një lugë

Ndonëse vaji i kokosit gjendet në treg si në trajtë të lëngshme ashtu edhe në të ngurtë, duhet të dini se më cilësori është ky i fundit! Për shkak të lodhjeve kimike të ngopura (vaji i kokosit përbëhet nga 92% yndyrna të shëndetshme) në ndryshim nga vajrat e tjerë, në temperaturë dhome është në trajtë të ngurtë. Tani që e mësuat se çfarë vaji duhet të blini do t’ju tregojmë të gjitha arsyet përse duhet të konsumoni çdo ditë nga një lugë vaj kokosi!

Dietat e pasura me vaj kokosi rrisin aktivitetin metabolik duke bërë që në gjak të qarkullojnë më pak yndyrna dhe qelizat të mos dëmtohen nga radikalet e lira.

Falë vetive antibakeriale, antioksidante dhe antiinflamatore,vaji i kokosit lufton mikororganizmat si bakteret, kërpudhat dhe shumë viruse të tjera. Konsumi i vajit të kokosit i vjen në ndihmë organizmit për të përthithur të gjitha vitaminat dhe mineralet që i duhen! Përveç përdorimeve që lidhen me kujdesin e lëkurës dhe flokëve, vaji i kokosit ofron gjithashtu shumë përfitime të tjera shëndetësore!

(Gjithçka duhet të bëni është të konsumoni një lugë çdo ditë)
1. Përshpejton procesin e humbjes në peshë
2. Vaji i kokosit mban në norma optimal nivelin e sheqerit dhe insulinës në gjak.
3.Vaji i kokosit ul ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës (kjo falë yndyrnave të shëndetshme)
4. Lufton infeksionet dhe përmirëson sistemin tuaj imunitar
5. Hidraton lëkurën tuaj nga brenda jashtë
6. Ndikon pozitivisht në funksionimin e trurit dhe ndihmon njerëzit me Alzheimer !