Përsëri alarm për bombë në Stacion të Autobusave në Prishtinë, del policia dhe zjarrëfikësit

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është ngritur përsëri alarmi për bombë.
IndeksOnline merr vesh se Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka larguar punëtorët nga stacioni.
Po ashtu edhe qytetarët që ishin në rrethinën e Stacionit.

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline shihet Stacioni i boshatisur, përveç njëstit policor, autoambulanca dhe zjarrëfikësve./IndeksOnline/