Përsëri Antonelli, fiton garën e dytë radhazi në Formula 1
Garuesi i Mercedesit, Kimi Antonelli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në Formula 1.
Pas garës së Kinës, ai u shpall fitues edhe në Japoni duke i marrë dy fitore radhazi.
Ai mposhti në garë Oscar Piastrin e McLaren dhe Charles Leclerc të Ferrarit, duke u bërë kështu garuesi më i ri në histori që udhëheq në tabelën e F1.
Garat e ardhshme ishin paraparë të zhvillohen në Bahrain dhe Arabi Saudite, por që u anuluan shkaku i situatës së rënduar në Lindjen e Mesme.
Tashmë gara e radhës do të jetë në Miami, e cila zhvillohet më 3 maj./IndeksOnline/

