Përsëri nuk ftohet nga Flick, Fati afër të largohet nga Barcelona

Duket se Ansu Fati është gjithmonë e më larg Barcelonës.
Fati, nuk është ftuar për herë të katërt rradhazi nga trajneri Hansi Flick, në formacionin startues dhe Fati mesa duket është më afër largimit.
🚨🚫 Ansu Fati has been left out of Barcelona squad for the 4th consecutive game.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 18, 2025
The club has definitely opened doors to his exit, now up to player’s decision. pic.twitter.com/3SoXd2oJGR
Për 22-vjeçarin, ka interesim nga skuadra të Premier League si Ëest Ham dhe Tottenham, si dhe në La Liga ku po interesohet skuadra e Real Betisit.
Fati, është produkt i akademisë së famshme të Barcelonës, “La Masia”.
Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Barcelonës, në moshën 16 vjeçare ku shihej si zëvëndësuesi afatgjatë i Lionel Messit, mirëpo lëndimet e shumta e stopuan zhvillimin e tij./IndeksOnline/