Përsëri probleme për Hazard, mund të mungoj gjatë

Fundjavën e kaluar , Eden Hazard bëri një paraqitje mjftë të mirë duke shënuar në fitoren e Real Madridit kundër Huescas në La Liga.
Belgu u inkuadrua nga minuta e parë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, shkruan Indeksonline.
Mbretërit shënuan fitore të madhe por Hazard pësoi një lëndim dhe u zëvendësua nga Vinicius.
Hazard dëmtoi kyçin e këmbës ku e kishte dëmtuar edhe dy herë tjera.
Nëse lëndimi do të ishte në vendin e njejtë atëherë ka shqetësime se futbollisti i Real Madrid mund të mungoj më gjatë. /IndeksOnline/