75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përsëri një tërmet i fuqishëm, goditet Greqia

Një tërmet me magnitudtë 5.6 Rihter ka tronditur rajonin e Kretës në Greqi.

Tërmeti ka rënë rreth orës 09:50 dhe epiqendra ka qenë në det në juglindje të ishullit të Kretës.

Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare njofton se tërmeti kishte një thellësi 20 kilometra dhe është i shkallës 5.6 Rihteri.

Ai është ngjajashëm nga forca me tërmetin që tronditi Shqipërinë të shtunën.

Ndërkohë raportohet gjithashtu se një tërmet i shkallës 4.7 Rihter ka rënë në rajonin perëndimor të Turqisë, 64 kilometra në perëndim të Stambollit.