75 Mall Live Search
21:16 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përsëritë deputeti Zeka: Konjufca ka lobuar në BE kundër liberalizimit të vizave

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka lobuar në BE kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjatë një emisioni në TV Dukagjin, Zeka tha se Konjufca ka kundër-lobuar tek ata që marrin vendimet në BE duke u thënë se “80 për qind e shqiptarëve të pakënaqur me qeverisjen e tanishme do kërkojnë azil nëse liberaliziohen vizat”.

“Gjithçka të zezë dhe të keqe ju ka thënë anëtarëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, pra tek ata që marrin vendimet. Në bazë të informacioneve që në i kemi ai ka thënë se nuk duhet të bëhet liberalizmi i vizave sepse 80 për qind të shqiptarëve me këtë Qeveri që e kemi do të kërkojnë azil”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë seancë së sotme të jashtëzakonshme, Zeka dhe Konjufca kishin një përplasje gjatë debateve. /Indeksonline/