Përsëritet finlaja e vitit të kaluar në Wimbeldon, Alcaraz përballë Djokovicit

Sot zhvillohet finalja e Grand Slamit të Tenisit, në Wimbeldon.
Spanjolli Carlos Alcaraz do të përballet me serbin Novak Djokovic, shkruan IndeksOnline.
Kjo do të jetë finalja e dytë mes tyre në Grand Slamin e Wimbeldonit, me spanjollin i cili e mposhti vitin e kaluar.
Djokovic është teniseri me më së shumti tituj Grand Slam të fituar, plot 24.
Ai e ka të fituar 10 tituj të Australian Open, 7 të Wimbeldon, 4 US Open dhe 3 Franch Open.
Ndërsa Alcaraz ka një bilanc të frikshëm në finale të Grand Slem, ku ka fituar tre tituj në tre finale të luajtura.
21-vjeçari ka fituar US Open në vitin 2022, Wimbeldon në vitin 2023 dhe Franch Open muajin e kaluar.
Kjo përballje pritet të nis nga ora 15:00./IndeksOnline/