12:37 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / OSH

“Përsëritet” historia e Titanik, anija përplaset me ajsbergun, në bord kishte 2000 pasagjerë

Duket se historia e TitaniK “është përsëritur”, pasi së fundmi një anije lundrimi u përplas me një ajsberg në brigjet e Alaskës.

Përplasja e anijes turistike “Norëegian Sun”, e cila transportonte 2000 persona, ndodhi të shtunën, më 25 qershor dhe shkak është bërë dukshmërisë së ulët që kapiteni kishte për shkak të mjegullës. Anija u përmbys dhe u kthye në Juneau, Alaska, ku dëmi u riparua dhe pritet të ketë arritur në bazën e saj në Seattle, Washington deri të enjten.

“Ishte një përvojë e tmerrshme. Situata ishte e keqe. E gjithë anija ndaloi plotësisht nga përplasja”, komentuan pasagjerët, duke shtuar se “anija pati një lëkundje të fortë”. Madje, një nga pasagjerët e anijes e filmoi këtë moment duke e ndarë me të gjithë.